Transmetuar më 14-09-2019, 09:57

Nëna u deklarua e vdekur celebralisht, pro zemra e saj e saj nisi që të rrahë për 117 ditë të tjera, për të sjellë në jetë vajzën që mbante në bark.

Eliska u quajt “fëmija e mrekullisë”, pasi lindi nga një nënë e cila mbahej në jetë vetëm nga pajisjet shëndetësore.

Rasti i vogëlushes së lindur në Brno të Çekisë, është i 20-ti në botë, ku një foshnjë lind në këto kushte.

Gruaja për shkak të një probleme me venat pësoi hemorragji cerebrale. Ajo u dërgua me helikopter në spital, por mjekët deklaruan vdekjen cerebrale.

Një moment dramatik për të gjithë familjen, por një shpresë ishte ende e ndezur, Eliska, mund të vinte sërish në jetë.

Ajo qëndroi në barkun e nënës për 117 ditë, duke u rritur vetëm nëpërmjet serumeve, ku më në fund në 15 gusht në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale erdhi në jetë, shkruan noa.al.

Eliska peshonte 2 kilogramë e 130 gramë dhe ishte 42 centimetër e gjatë. Fatmirësisht shëndeti i saj është i mirë, ndrëkohë që për të po kujdeset i ati dhe vëllai rreth 5 vjeç. /a.y/noa.al