Transmetuar më 14-09-2019, 08:05

Bulqiza është zgjuar me lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm, të cilat janë shënuar ende pa zbardhur e shtuna.

Rreth orës 03.58 disa lëkundje tërmeti kanë pasur si epiqendër Bulqizën dhe zonat përreth.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter, 12 kilometër në juglindje të Bulqizës.

Mësohet se si pasojë e lëkundjeve nuk ka pasur dëmtime, përveç frikës te banorët.

Lëkundjet e tërmetit konfirmohen edhe nga Instituti i Gjeoshkencave. /a.y/noa.al