Transmetuar më 13-09-2019, 21:51

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti si dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe kanë qenë për disa kohë bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës në Tiranë.

Por pas mbylljes së biznesit në fjalë, u fol për një “prishje” të miqësisë mes tyre dhe në fakt është raportuar në atë kohë se ka pasur debate të ashpra, aq sa çështja rrezikoi të shkonte në gjykatë.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi tregoi se në fakt ajo që ndodhi vite më parë ishte thjesht një keqkuptim i dyanshëm, duke mos ia vënë fajin Aurela Gaçes, me të cilën vëllezërit jo vetëm janë pajtuar por kohët e fundit i janë rikthyer miqësisë.

Stegi Prifti shpjegoi se për fat të mirë nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe miqësinë me Aurelën.

“Ishte një gjë e vogël, një keqkuptim. Ishte një telefonatë e keqkuptuar, një incident më saktë që e plasariti xhamin”, sqaroi Stefi.

Ata janë pajtuar pas keqkuptimeve.

Aurela jo vetëm që s’mungoi në dasmën e vajzës së tij, por ishte një nga këngëtaret që mbajti gjallë atmosferën. Stefi Prifti martoi vajzën pak ditë më parë dhe foli edhe për detajet rreth dasmës.

Në fakt, është thënë se artistët e vërtetë nuk mbajnë mëri për një kohë të gjatë. /a.m/NOA.al