Transmetuar më 13-09-2019, 21:49

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali.

Ai ishte punëtor në një kompani e cila prodhonte beton.

Ngjarja është regjistruar në një zonë industriale në periferi të Altamura, në Bari.

Viktima është Kreshnik Gockaj, 28 vjeç.

Nga hetimet e para dyshohet se punëtori është shtypur nga një makineri e rëndë. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat, por gjithçka rezultoi e kotë për jetën e të riut. /k.k/noa.al/