Transmetuar më 13-09-2019, 21:37

Një zjarr i madh ra para pak çastesh në qendër të Golemit, Kavajë.

Banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.

Paraprakisht dyshohet se  shkak i zjarrit në Golem është bërë këputja e një kablli të tensionit të lartë.

Pas këputjes, kablli ka rënë pranë disa pemëve.

Elektriciteti i përcjellë përmes tyre ka shkaktuar zjarrin që vazhdon ende, duke vënë në panik banorët.

Zona i përket Bashkisë Kavajë ndërsa reparti zjarrfikës Kavajë, pas alarmit, mësohet se është nisur drejt zonës, sikurse edhe policia, që po heton ngjarjen. /a.m/NOA.al