Transmetuar më 13-09-2019, 21:29

Një makinë është djegur në orët e para të mbrëmjes në autostradën Levan-Tepelenë.

Automjeti ishte në ecje, një Benz ML, në afërsi të zonës së Bejarit.

Për fat të mirë personat që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime pasi e kanë parë në kohë.

Dyshohet se rënia e zjarrit ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia dhe zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje.

Për pak minuta u krijua edhe trafik. /k.k/noa.al/