Transmetuar më 13-09-2019, 19:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Qafa e Toblit". Shoferi i një "Mitsubishi", me iniciale H.N, humbi jetën në aksident.

Eskavatori që rrëshqiti nga një kamion në ecje,  goditi makinën e tij, dhe e plagosi atë rëndë. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë, shoferi i Mitsubishit ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, ndërsa po kryhen hetimet mbi aksidentin.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur "Qafa e Toblit", mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator,  gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip  "Mitsubish" me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit "Mitsubush" shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes./a.m/NOA.al