Transmetuar më 13-09-2019, 18:17

Reperja Tayna ndodhet në SHBA, prej disa ditësh, ku po kalon disa ditë pushimesh, pas një periudhe të ngjeshur me koncerte gjatë verës.

Tayna pozoi në “The Hamptons”, zonën ku pushojnë më të pasurit në Amerikë dhe në postimet e saj tregoi se shoqërohet nga modelja tjetër e njohur,  Vildane Zeneli.

Reperja  nuk është atje vetëm me Vildanen!

Tayna po kalon pushimet me grup shoqëror, pasi me ta ndodhet edhe këngëtari i njohur Seven Saraçi.

Gjithashtu menaxheri i Tayna-s ka rrëfyer se ajo ka ikur në Amerikë për të xhiruar edhe një videoklip. Mbase mund të ketë edhe një bashkëpunim me Seven Saraçin, nisur nga fakti se edhe ai ndodhet bashkë në SHBA!