Transmetuar më 13-09-2019, 17:55

Policia greke e Janinës ka kapur një sasi prej 1 ton kanabis sativa, dhe ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike ishte futur në një furgon dhe po transportohej.

Më konkretisht, brenda tij ishin 951 kg e 650 gram kanabis, i cili u sekuestrua në kryqëzimin Eleousa në Janinë.

Shoferi 30-vjeçar u arrestua dhe hetimet po vijojnë për të zbuluar origjinën dhe porositësit e drogës.

Policia greke ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme për këtë rast./k.k/noa.al/