Transmetuar më 13-09-2019, 17:32

E quajnë vrasësja më e tmerrshme në Europë pasi ajo ka vrarë tre burra në një hark kohor prej 10 ditësh.

Joanna Dennehy, nga Britania e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm, dhe historia e saj do të tregohet në një dokumentar.

Njërit prej viktimave, të quajtur Kevin Li, Dennehy ia kishte hedhur kufomën pasi i kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme të trupit.

Kjo bëri që të shpallej menjëherë si kriminelja më e rrezikshme e Britanisë dhe e Europës.

Ajo u kap pasi plagosi dy burra të tjerë, pak ditë pasi vrau tre viktimat dhe pas dënimit u bë femra e dytë në Britani që merr dënim të përjetshëm.

Në vitin 2018, e burgosura tentoi të vetëvritet në burg bashkë me të dashurën e saj. /k.k/noa.al/