Transmetuar më 13-09-2019, 16:48

Trajneri Didier Desjhamps e riktheu pas një kohe të gjatë në kombëtare, por para ndeshjes me Shqipërinë, Ejmerik Laporte pësoi një dëmtim rëndë në kampionat me Mançester Siti, ndaj edhe nuk u grumbullua me "gjelat".

Kombëtarja e Shqipërisë e humbi 4-1 ndeshjen me Francën, ndërsa pavarësisht fitores së Francës më e rëndë duket humbja e Laporte, pas dëmtimit.

U pa se ishte diçka e rëndë, sepse mbrojtësi francez që luan me Sitin dhe po kalonte një formë të shkëlqyer, u largua më lot nga fusha pas dëmtimit.

Pas ekzaminimeve mjekësore, bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj.

Ai do të qëndrojë larg fushave për 5 apo 6 muaj. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Sitit.

Laporte do të rikthehet në fushën e blertë në janar apo në shkurt, ndërkohë që është një humbje e madhe për Sitin, kampion në fuqi, që pretendon të mbrojë kurorën.

Debutimi i tij me kombëtaren e Francës do të shtyhet sërish, ndërsa Laporte do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset Euro 2020, që do të luhet në muajin Nëntor. /a.m/NOA.al