Transmetuar më 13-09-2019, 16:13

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin, ku po takohet me zyrtarë të lartë gjermanë, lidhur me çeljen e mundshme të negociatave me BE-në, në muajin Tetor.   Ndonëse Rama takoi edhe kancelaren Merkel, Gjermania para se vendi ynë të besojë se mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian duhet të plotësojë disa kushte.

Nuk dihet nëse kushtet lidhen me hapjen e mundshme të negociatave në muajin Tetor, apo me punën që duhet bërë më tej, mbi anëtarësimin e Shqipërisë.

Mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draft-vendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se si kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë.

Barriera e tjera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura me partinë Social-demokrate gjermane, aktualisht në pushtet, janë kaq të larta sa vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Kushtet e Gjermanisë

Reformimi i Kodit Zgjedhor

Funksionimi i sistemit të Drejtësisë

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafian

Hetim lidhjeve të politikës me krimin

Ulja e kërkesave për azil

/a.m/NOA.al