Transmetuar më 13-09-2019, 14:54

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka pasur disa takime me liderët kryesorë dhe një seancë në Bundestag me deputetët e CDU/CSU për të kërkuar përgjigjen pozitive për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.

“Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble🇩🇪🤝🇦🇱”, shkruan Rama përkrah videos me Schauble.

“Ia dhashë më parë kancelares tuaj dhe kjo është për ju”, i drejtohet Rama kryeparlamentarit gjerman që menjëherë hap librin me piktura dhe shpreh përshtypjen e parë. “Shumë impresionuese”, thotë ai teksa shfleton.

Po sot kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në fund të shtatorit, Bundestaug do të vendosë nëse kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit. /b.l/noa.al/

Takimi Rama-Merkel, Kancelaria gjermane: Në fund të shtatorit vendosim për negociatat

Takimi me Merkel, Rama: Mike e vërtetë! Shumë i inkurajuar nga vlerësimet pozitive