Transmetuar më 13-09-2019, 14:07
Foto ilustruese

Dy vëllezër në Fier janë vënë në prangat e policisë, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Gjatë kësaj të enjteje u vunë në pranga M.M., 30 vjeç dhe A.M., 24 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, M.B., 45 vjeçe e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy të rinjve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje”, “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. /a.y/noa.al