Transmetuar më 13-09-2019, 13:50

Të hipësh në avion të zbresësh dhe të mos e kuptosh se ku je. Një grua irlandeze 38-vjeçare, Ciara Bradshaw, u bë protagoniste pasi udhëtoi e dehur nga Spanja në Irlandë.

Sapo zbriti në aeroport, ajo ishte e bindur se ndodhej ende në Spanjë, kështu që nisi të sulmojë personelin e kompanisë ajrore ‘Ryanair’ dhe punonjësit e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar të Shannon.

Pas zbritjes nga avioni më 29 gusht, gruaja u arrestua nga policia, e akuzuar për dhunë ndaj personelit të avionit.

Këtë të mërkurë ajo doli para gjykatës së Ennis ku u dënua me një gjobë prej 500 euro, shumë e cila do të shkojë për të varfrit.

Avokati mbrojtës i saj, John Casey, deklaroi se në momentin që zbriti, gruaja ishte aq e dehur sa që mendonte se ndodhej ende në Spanjë, pa e kuptuar se kishte mbërritur në Irlandë, shkruan noa.al.

Përveç alkoolit ajo kishte pirë edhe antidepresiv Xanax, për të mposhtur frikën që kishte nga fluturimi. /a.y/noa.al