Njolla të zeza në lëkurë? Zhdukini përmes këtyre metodave natyrale
Transmetuar më 13-09-2019, 13:36

Në momentin e parë nuk i kemi kushtuar rëndësi, por me siguri keni pyetur veten ”Çfarë ka ndodhur?” kur keni parë disa shenja në ngjyrë vjollcë në lëkurë, të cilat njihen ndryshe si hematoma.

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë. Më poshtë po ju paraqesim disa metoda natyrale si t’i trajtoni në kushte shtëpie.

Kuba akulli: Akulli është zgjidhja më e shpejtë në rast lëndimesh apo hematomash, megjithatë duhet të keni kujdes kur e përdorni pasi nuk duhet vendosur kurrsesi drejtpërdrejt në lëkurë. Këshillohet që të mbështillni kubat e akullit me një napë para se t’i përdorni mbi lëkurë.

Uthull molle: Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që gjen përdorim pothuaj kudo. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...