Transmetuar më 13-09-2019, 13:05

Mungesa e marrëveshjes për Neymar ka zhgënjyer tifozët dhe një pjesë të mirë të futbollistëve të Barcelonës.

Për këtë arsye, klubi “blaugrana” do të provojë sërish të rrëmbejë sulmuesin brazilian. Tentativa e parë do të bëhet në merkaton e dimrit, ndërsa të gjitha forcat do të përqëndrohen në fund të sezonit.

Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”. E përditëshmja spanjolle shumë pranë Bracelonës jep një tjetër alarm për Paris SG që në faqen e saj të parë.

Nëse kampionët e Ligue 1 dështojnë sërish për të marrë shërbimet e “O’Ney”, atëherë ata do të hidhën në sulm për yllin tjetër të skuadrës franceze, Kylian Mbappe.

Ky i fundit ka lënë shpesh herë të hapur mundësinë e një largimi nga Paris SG, ndërsa ashtu si gjatë merkatos së verës do të “ndezë” një tjetër garë të fortë mes Barcelonës dhe Real Madrid./b.l/noa.al/