Transmetuar më 13-09-2019, 12:12
Foto ilustruese

Një turist i huaj është përfshirë në një aksident rrugor me motor në Burrel.

Paraditen e sotme, turisti u përplas me motor, duke bërë që të pësojë dëmtime të shumta.

Bëhet fjalë për një turist zviceran i cili është dërguar me urgjencë në spital, nga grupi i turistëve me të cilët ndodhej.

Bashkë me turistin e aksidentuar ndodhej edhe një grua gjithashtu turiste, e cila pësoi dëmtime më të lehta.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al