Transmetuar më 13-09-2019, 12:14

Pas PD, edhe Lëvizja Socialiste vjen me një reagim të ashpër pasi Kuvendi miratoi dje dy projektligjet për koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Të dyja rrugët do të kushtojnë 334 milionë euro.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e quajti "hajdutëri e dimensioneve më të mëdha që u është bërë shqiptarëve

Përmes një konference për mediat, Vasili paralajmëroi qeverinë shqiptare se beteja e opozitës do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke kthyer në arkën e buxhetit fondin e dhënë për këto dy rrugë.

“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve.

Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejën tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet.

Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare. Janë baras sikur të ndërtonim 4 spitale Nënë Tereza në vend, apo shumë gjimnaze. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”, tha Vasili./b.l/noa.al/