Transmetuar më 13-09-2019, 11:58

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca.

KPK i komunikoi shkarkimin gjyqtarit, duke e gjetur të papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

Gjatë seancës dëgjimore të 10 shtatorit, trupa gjykuese e KPK, e përbërë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici, u njoh me provat e avokatit, të cilat nuk arritën që ti shpëtojnë detyrën.

Kjo pasi KPK i gjeti gjyqtarit mospërputhje lidhur me pasurinë.

Qysh pre vitit 2003 pjesë e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, ai ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. /a.y/noa.al