Transmetuar më 13-09-2019, 11:46

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se në tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë

Duke folur pas takimit për nënshkrimin e marrëveshjes financiare IPA 2018, ai tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm.

“Besoj se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë. Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, reforma në drejtësi do të sjelli ndryshime të forta. Implementimi i plotë i reformës më drejtësi duhet të vijojë, pasi është e ardhmja e Shqipërisë. Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë thelbësore për vendin, pasi do të ngrihet SPAK dhe byroja”, u shpreh Soreca.

Ai shtoi më tej iu është kërkuar të gjitha partive që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog.

“Më lejoni që të them se dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, dhe kjo mund të jetë reforma zgjedhore, që është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Kjo të bëhet në një mënyrë të drejtë dhe me standardet ndërkombëtare. Çeljen e negociata do të ndihmonte edhe dialogu”, deklaroi ambasadori.

Soreca tha ndër të tjera se palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëve që duan të bëhen pjesë e BE, dhe kjo do të thotë se të gjithë palët duhet të dialogojnë. /a.y/noa.al