Transmetuar më 13-09-2019, 11:32

Përpos sukseseve në muzikë, Dua Lipa është diskutuar shumë në media edhe për romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in, fill pas ndarjes nga Isaac Carew.

Burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë, ndërkohë që shfaqen kudo shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Dyshja madje duket se po ecin shumë shpejt në lidhjen e tyre, pasi e kanë prezantuar njëri-tjetrin në familjet përkatëse.

Anwar ishte 3 netë në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, për të mbështetur të dashurën e tij që e organizon këtë festival së bashku me babain, Dukagjinin.

Pra, me pak fjalë modeli u njoh me gjithë familjen Lipa. E njëjta situatë është edhe në familjen Hadid. Dua duket se ka fituar zemrën e Gigi-t e cila ka publikuar një foto të çiftit në Instagram dhe shkruan “I dua shumë këta të dy”.

Kështu modelja na tregoi se ndryshe nga sa është përfolur në media, shkon shumë mirë me kunatën dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre./b.l/noa.al/