Transmetuar më 13-09-2019, 11:23

“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, ndërsa ndan një shkrim të akademikut Artan Fuga.

Gjithçka lidhur me deklaratën e bërë prej tij në komisionin hetimor për shkarkimin e Presiodentit për rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Artan Fuga: Çfarë bëni o të marrë! Ua them unë se ku janë provat për djegien e Parlamentit

Unë i di ku gjenden provat e tentativave për djegien e Parlamentit dhe të Akademisë së Shkencave?

Ore se po trashem unë.

Lexoj në gazetë se nja 9 deputetë, si besnikët e partisë, si ata të komisionit të mediave, i paskan bërë kërkesë kryetarit të SHIK-ut se çfarë të dhënash kishin ata për tentativa për djegien e parlamentit që pretendon presidenti Meta!

Na moreeeeeee: Ndalini këta !

I di unë ku janë të dhënat. Nuk ka nevojë të shkojnë deri te SHIK-u.

Këta po i bëjnë varrin partisë mo! Na morën në qafë nga besnikëria!

A nuk përdori policia gazit lotësjellës, trumbat e ujit, gardhet me tela me gjemba, a nuk vajtën para Kryeministrisë policët e gjorë për ta mbrojtur me gjokset e tyre ndërtesën e saj dhe të Parlamentit?

Përse vajtën, përse gazuan, përse vaditën, përse u përdorën si barrikada prej mishi dhe gjaku? Po ajo policja e gjorë që u plagos?

Kot mo???

Paska qenë showwwww!!!

Sigurisht rreziku ishte sepse në inat e sipër grupe demonstruesish mund të digjnin, shkatërronin, sheshonin mo!

Se përndryshe, po dyshuat këtu, atëherë ju nxirrni bllof ministrin o derëzinj!

Apo varja. Çfarë rëndësie ka!!!

Po, jo mo, se nuk është ashtu!

Ç’faj ka ai?

Po çfarë bëni o të marrë!

Na more se u them unë ku janë provat!

Po flakë te Kryeministria a pati? Po te Kuvendi a pati?

Merrnin zjarr pemët dhe pastaj gjithë zona digjej zjarr.

Se unë kisha edhe hallin e ndërtesës së Akademisë!

Pu, pu, po të digjej ajo me gjithë ato punime të rëndësishme fondamentale të ribotuara nga kërkesat e shumta, për hymnin e flamurit, çfarë dëmi do të ishte. Do të digjeshin me mijëra libra të pashitur!

Ca thonë, thonë, joooo, moooo, nuk do të digjnim ne, nuk kishim plan ne!!!

Po ju mo pse gjithçka nën kontroll e kishit? Përse ato shashkat, koktejet molotov mbi policët e gjorë ju i hodhët!!!

Ju thoshit që nuk i hidhnit juveeeeee!

Pra logjikisht as dini as nuk dini gjë!

Ore çfarë po ndodh se logjika e thjeshtë e qytetarit nuk po kupton gjë fare mo! /a.y/noa.al

Informacionet se do digjej Kuvendi, kreu i SHISH thirret për raportim në Komisionin e Sigurisë

Ish-kryetari i SHISH befason qeverinë: Në zyrën e Metës ka prova filmike