Transmetuar më 13-09-2019, 11:18

Preshi është një perime që i takon familjes Allium e njësoj si hudhra apo qepët dhe preshi është një minierë e vërtetë mineralesh, vitaminash që sjellin një sërë përfitimesh për shëndetin. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse nuk duhet ta ndani nga piramida ushqimore këtë perime.

Shëndeti i kockave

Preshi është një burim i pasur i magnezit dhe kalciumit, minerale shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave, pasi këto ndihmojnë për shndërrimin e  vitaminës D në formën e saj aktive në trup.

Aparati i tretjes

Preshi është  një burim natyror i probiotikëve. Probiotikët janë lloji i mirë i baktereve që shumohen në traktin e tretjes. Ata kontribuojnë në një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe luajnë një rol të rëndësishëm në thithjen e lëndëve ushqyese. Ngrënia e preshit mund të ndihmojë në mbajtjen e ekuilibrit të bakterevetë  stomakut, të ndihmojë në eliminimin e toksinave dhe të stimulojnë lëngjet e tretjes.

Trajton aneminë

Preshi është i pasura me hekur, i cili mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të anemisë, sidomos anemisë në mungesë të këtij minerali.  Gjithashtu, është i pasur  mev itaminë C, që mund të ndihmojë në thithjen më të mirë të hekurit në trupin tuaj./b.l/noa.al/