Transmetuar më 13-09-2019, 10:54

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Në rrugën “Ramiz Aranitasi”, janë përplasur tre makina tip ‘Benz’ me një ‘Toyota’.

Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 821 NI i ka prerë rrugën një tjetër mjeti me targa AA 710 GC, duke bërë që ky i fundit të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Pikërisht në këto momente, mjeti i dytë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, i cili pësoi dëmtime të shumta.

Sakaq në aksident u përfshin edhe dy mjete të tjera të cilat ishin të parkuara.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e përplasjes. /a.y/noa.al