Transmetuar më 13-09-2019, 10:12

Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar për falsifikim parash, është vënë në prangat e policisë.

Pasditen e kësaj të enjteje u bë arrestimi i një të riu në zonën e Belshit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e policisë, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i Reshat Zekthi, 37 vjeç, banues në Belsh.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Elbasanit, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al