Transmetuar më 13-09-2019, 09:10

Bahrein ka hapur një park argëtimi të dedikuar për të gjithë të pasionuarit pas zhytjes.

Bëhet fjalë për një avion ‘Boeing 747’ të fundosur në Gjirin Persik, i cili mund të eksplorohet nga kushdo.

Avioni në fjalë është më i madhi i fundosur ndonjëherë, 70 metra i gjatë dhe 19 i lartë, me hapje krahësh prej 64 metra.

Vendi prej 100 mijë metrash katrorë do të jetë parku më i madh nënujor në botë, ku do të vizitohet një relike e zhytur.

Kështu do të ndiqet tradita e Bahrein “Pearl merchant’s Mouse”, ku në det vizitohen edhe dy anije të zhytura. /a.y/noa.al