Transmetuar më 13-09-2019, 08:57

Katër muaj pas ardhjes në jetë djalit Archie, Meghan Markle përfundon lejen e lindjes dhe shfaqet në Londër, në rolin e dukeshës-stiliste në një event bamirësie.

Bashkëshortja e princit Harry, mori pjesë në Londër, në sfilatën e parë të bamirësisë, duke prezantuar linjën e saj të modës.

Ajo u shfaq me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, me një pamje serioze dhe elegante, ku u vu re humbja e barkut të mbetur nga lindja.

Pesë modelet e prezantuara prej saj u bënë në bashkëpunim Smart Works Charity, e cila merret me personat e papunë dhe në veçanti me femrat.

Koleksioni i cili përfshin xhaketë, pantallona, fustan, këmishë dhe çantë, do të dalë në shitje për dy javë me çmime ekonomike, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. /a.y/noa.al