Transmetuar më 13-09-2019, 08:21

Një incident rrugor ndodhi para pak çastesh në superstradën që lidh Tiranën me Durrësin.

Dy automjete u përplasën në kilometrin e shtatë pak pasi kalon QTU, raporton noa.al e cila ju sjell dhe pamjet nga vendngjarja.

Automjeti i markës Wolksvagen me targa AA 364 IA, që drejtohej nga një vajzë, në rrethana të papritura humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me automjetin tip Peugeot me targa AA 508 TC.

Makina tip Wolksvagen u rrotullua në korsinë e saj dhe u përplas me trafikndarësen dhe u ndal në kahun e kundërt të lëvizjes ashtu si dhe mjeti tjetër, raporton bashkëpunëtori i noa.al në vendngjarje.

Në mjetin e kuq gjendej vajza kurse në makinën tjetër një burrë dhe një grua. Që të gjithë mbetën të shokuar dhe të traumatizuar nga ngjarja.

Të pranishëm në vendngjarje njoftuan emergjencën për të dhënë ndihmën e parë. Paraprakisht nuk raportohet për lëndime serioze.

Aksidenti, për fat të mirë nuk provokoi përplasje zinxhir të mjeteve. Në vendngjarje pritet të mbërrijë policia. /noa.al/