Transmetuar më 12-09-2019, 23:05

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas lajmeve për një marrëveshje të afërt mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ai i quan gënjështra këto lajme, duke theksuar se është kryeministri Edi Rama që po përpiqet të heqë vëmendjen nga vjedhjet.

Në reagimin e tij në “Tëitter”, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama bashkë me oligarkët e pronarët e mediave vjedhin shqiptarët.

“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha./a.k/noa.al/