Transmetuar më 12-09-2019, 22:52

Ish kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar në emisionin “Opinion”, se gjatë muajit qershor, kryeministri Edi Rama ka refuzuar dy herë mundësinë e marrëveshjes mes palëve, të negociuar nga gjermanët.

Sipas Berishës, e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e opozitës, janë zgjedhjet pa Edi Ramën kryeministër.

Dhe kjo gjë sipas tij, mund të arrihet vetëm me protesta masive.

“Tentativat për marrëveshje i ka refuzuar Edi Rama. Ka patur dy tentative nga gjermanët në Qershor. Rama i ka refuzuar.

Si zgjidhet kriza? Qeveri kalimtare me detyra të caktuara, për të përgatitur zgjedhje. Shkohet drejt kësaj kur populli opozitar, të mos lëshojë sheshin derisa t’ja mbathë Edi Rama”, ka thënë Berisha.