Transmetuar më 12-09-2019, 22:38

Duke diskutuar për një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja është në interes të të dyve, pasi nuk duan ndryshimin e sistemit. “Çfarë do të të thotë marrëveshje? Marrëveshje do të thotë interes. Basha dhe Rama kanë interes të përbashkët mos-ndryshimin e sistemit. Një sistem të cilët nuk votojnë dot as emigrantët”, tha Ngjela.

Ngjela bën thirrje për ndryshim në sistemin e kodit zgjedhor.

Ai hodhi poshtë edhe diskutimet për një marrëveshje Rama-Meta apo Rama-Basha.

Sipas Ngjelës tani do të vendosë Komisioni i Venecias.

“Ata kërkuan Komisionin e Veneciasm, tani ajo do të japë verdiktin përfundmitar. Pa Venecian janë rehat këta. Tani vendos Venecia dhe jo këta”, u shpreh avokati.