Transmetuar më 12-09-2019, 22:12

Këngëtari Stefi Prifti, martoi vajzën e tij të madhe Marian.

Ajo dhe partneri i saj Gëzim Meta i dhanë fund beqarisë, në një ceremoni tradicionale.

Miq të pranishëm në ceremoni kanë ndarë momente nga dasma, ku çifti shihet duke kërcyer.

Maria duket një nuse klasike e veshur me një fustan sateni të fryrë dhe me flokët me onde të mëdha.

Por cili është reagimi i Stefit disa ditë pas dasmës?

“Ja arrita edhe unë kësaj dite! Jo thjesht dasëm, por më është dukur vetja si në përrallë…”, shkruan Stefi i cili ka publikuar disa foto të reja nga dasma e së bijës./a.k/noa.al/