Transmetuar më 12-09-2019, 21:59

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se në vend është mbjellë masivisht kanabis, ndërsa akuzon Shërbimin Informativ Shtetëror se i fsheh raportet Presidentit për këtë çështje.

Berisha thotë në “Opinion” se Meta nuk mund të shpikte raportin për planet për djegien e Parlamentit, megjithëse e konsideruar të vjetruar një ide të tillë.

“Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit. Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm e çon për t’ia bërë publike.

I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi.

Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, theksoi Berisha.