Transmetuar më 12-09-2019, 21:37

Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi mes tyre pritet të zhvillohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi është planifikuar të zhvillohet nga data 24 deri më 27 shtator.

Mediat greke raportojnë se kryeministrat e dy vendeve fqinje kanë planifikuar takimin e parë mes tyre. Mitsotakis erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme, në muajin Korrik.

Rama ishte takuar disa herë më parë me ish-kryeministrin Tsipras dhe pritej të takohej sërish me të, për të zgjidhur problemet e mbartura mes dy vendeve, siç janë Pakti Detar dhe minoritetet apo çështje të tjera.

Pas marrjes së detyrës,  Mitsotakis është fokusuar tek të drejtat e minoritetit grek, si kusht për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE /a.m/NOA.al