Transmetuar më 12-09-2019, 21:04

Një 50 vjeçar është vënë në pranga pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, pasi 50-vjeçari A.B refuzoi të shoqërohej në komisariat për një ngjarje.

“Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë,  punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të tij.