Transmetuar më 12-09-2019, 20:38

Një adoleshent vdiq nga një reaksion alergjik pasi hëngri një hamburger me mish pule.

Owen Carey, 18 vjeç, u rrëzua përtokë, ndërsa po shëtiste me të dashurën, pasi hëngri një hamburger me 5 g gjalpë në një restorant të Greenwich, në jug-lindje të Londrës.

Ai u transportua me shpejtësi në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.

Ai u rrëzua ndërsa po shëtiste me të dashurën e tij një orë pasi ai hëngri një gjysmë hamburgeri me mish pule, gjalp, si dhe ishte i përzier edhe me mjaltë.

Një ekzaminim pas vdekjes u zbulua se shkaku i vdekjes ishte "acarim i astmës në kontekstin e një reaksioni alergjik të rëndë ushqimor" – i zakonshëm tek njerëzit që vuajnë një tronditje anafilaktike fatale," u tha nga ekipi mjekësor para Gjykatës.

Autoritetet po hetojnë pikat e shitjes së ushqimeve "Fast Food", për të parë nëse ka shkelje./a.m/NOA.al