Transmetuar më 12-09-2019, 19:15

Behgjet Pacolli, zv. Kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, vlerësohet se është edhe politikani dhe shqiptari më i pasur në botë.

Ai pas një takimi me një deputet suedez, thotë se pasuria nuk është materiale.

"Të kesh shumë miq është një pasuri. Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, është njëri prej tyre, tha Pacolli gjatë takimit me të.

"Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ishte po ashtu mysafiri im në 10 vjetorin e pavarësisë. Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj Magnus", u shpreh ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli./a.m/NOA.al