Transmetuar më 12-09-2019, 18:55

Facebook ka bllokuar llogarinë e rrjetit social të Presidentit izraelit pasi përdori gjuhë urrejtjeje.

Vetë rrjeti bëri të ditur të enjten se e ka marrë këtë masë për 24 orë.

Facebook nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit i bën thirrje votuesve të parandalojnë krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej në postim: "nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

Ishte pikërisht ky postimi që shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Ndërsa në një intervistë për radion izraelite “Kan Reshet Bet”, Netanjahu tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr. /k.k/noa.al/