Transmetuar më 12-09-2019, 18:50

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagoi sot një ditë pas konferencës së djeshme për shtyp, ku premtoi se do t’i jepte Kryeministrit Edi Rama titullin "Urdhri i Skënderbeut", nëse vendit tonë do t’i çeleshin negociatat me BE-në.

"O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!", tha në mesazhin e tij Presidenti Meta.

Ky reagim ironik i Metës vjen pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku u rrëzuan dekretet e kthyera pas për rishqyrtim nga ana e tij dhe nga ana tjetër, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali folën më ashpër kundër kreut të shtetit./a.m/NOA.al