Transmetuar më 12-09-2019, 17:52

Mjekët i sugjeruan një nëne të re që të abortonte por ajo refuzoi dhe në fund ia doli mbanë.

Kiera Meldrum nga New York kundërshtoi këshillat e mjekëve që i ofruan si opsion abortin në çdo javë të shtatzënisë pasi skaneri tregonte se fëmija kishte ascites të gradës së tretë në zorrë, grumbullim jonormal i lëngjeve në bark që shkaktojnë enjte.

Ky grumbullimi lëngjeve shkakton një sërë komplikimesh por 20-vjeçarja kishte pësuar 4 aborte të mëparshme ndaj nuk pranoi të hiqte dorë nga vajza.

Kierës i erdhën dhimbjet e lindjes në javën e 34-rt të shtatzënisë dhe u tmerrua se mund të humbiste Lillee-Rose.

Asaj ia mirën foshnjën nga duart për ta futur në operacion disa minuta pas lindjes. Pas operacioneve të shumta për shpëtimin e jetës së Lillee-Rose, dhe tetë javësh të gjata në spital, Kiera tani më në fund ka arritur të marrë në shtëpi vajzën e saj. /k.k/noa.al/