Transmetuar më 12-09-2019, 17:46

Rrjeti social Facebook ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

Vendimi erdhi për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Nëpërmjet llogarisë së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë “nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

Netanyahu e mohoi se ishte ai autor i postimit gjatë një interviste, teksa tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë e të ashpër. /a.m/NOA.al