Transmetuar më 12-09-2019, 17:21

Rudina Hajdari, deputetja e grupit parlamentar "demokrat", pas homazheve që kreu paraditen e sotme me kolegë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë para varrit të Azem Hajdarit, babait të saj, ka vizituar më vonë edhe familjen e Besim Çerës.

Besim Çera ishte truproja e Azem Hajdarit dhe u vra bashkë me të atin e Ruidina Hajdarit, më 12 Shtator 1998. Deputetja e Kuvendit bashkë me të vëllain e saj, Kirin, ishte sot në familjen e Besim Çerës. Rudina tha se Çera ra atë ditë si të ishte vëllai i Azem Hajdarit.

"Sot bashkë me Kirin, vizituam familjen e të ndjerit dhe mikut tonë, Besim Çera. I përjetshëm kujtimi i Besim Çerës që ra si vëllai i Azem Hajdarit! Nderime dhe mirënjohje përherë nga familja jonë", theksoi Rudina Hajdari në mesazhin e saj. /a.m/NOA.al