Transmetuar më 12-09-2019, 17:01

Policia e Tiranës vuri në pranga edhe një tjetër biznesmen të shpallur në kërkim.

Ai akuzohet për skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Në pranga ra Agim Kola, administrator i kompanisë Rruge Sinjalistike Mirembajtje & Hidro Company.

Më parë në lidhje me këtë rast mashtrimi ishin arrestuar edhe 16 biznesmenë të tjerë.

Dhjetë prej tyre u liruan nga gjykata, për t’u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 6 janë lënë në arrest me burg 20 ditë.

Biznesmenët e arrestuar akuzohen se kanë konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë edhe për biznesmenë të tjerë të përfshirë në këtë skemë./a.m/NOA.al