Transmetuar më 12-09-2019, 15:37

Pas rrëzimit të dekreteve që Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

"Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë", u shpreh në reagimin e tij Blushi.

Zëdhënësi i Presidentin sulmoi sërish edhe ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila foli sërish sot me ironi ndaj Metës.

"E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste", theksoi në reagimin e tij Blushi. /a.m/NOA.al