Transmetuar më 12-09-2019, 15:35

Në Sallë Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar ku ka konstatuar se një e moshuar ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar hedhjen në lumë të saj.

E moshuara nuk ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë.

Ajo është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund gri me vija tē bardha, ku mban me vete një çantë dore ngjyre të verdhë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetareve për identifikimin e saj. Cilido që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112./b.l/noa.al/