Transmetuar më 12-09-2019, 15:29

Me shumicë votash Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Petraq Milos, për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, si dhe rrëzoi dekretet e tjera që kreu i shtetit ia ktheu Parlamentit për rishqyrtim.

Kuvendi rrëzoi sot në seancë plenare 8 dekretet e Presidentit të Republikës, i cili kishte kthyer ligjet për rishqyrtim. Në nisje të procesit të votimit kreu i Kuvendit, Gramoz  Ruçi sqaroi se dekreti për rishqyrtim e humbet fuqinë, në kohën kur ndaj tij votojnë shumica e deputetëve të Parlamentit.

Me 19 vota pro 78 kundër dhe 4 abstenim, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit “Për rezerva materiale të shtetit”.

Gjithashtu 76 deputetë votuan kundër dekretit për rishqyrtim të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” .

Me 22 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi rrëzoi gjithashtu dekretin për 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Një tjetër dekret i Presidentit i shfuqizuar me shumicë votash në seancë plenare ishte edhe ai për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar” për të cilin votuan pro 23 deputetë, 76 kundër dhe 3 abstenuan. Me 22 pro, 76 kundër dhe 4 abstenim Kuvendi rrëzoi edhe dekrein për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar ”.

Me 74 vota pro, deputetë u shprehën kundër dekretit “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Kuvendi rrëzoi gjithashtu edhe dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”, për të cilin votuan 22 deputet pro 74 kunder 4 abstenim.

Sakaq dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”” u rrëzua me 77 vota në kuvend, 15 deputetë votuan pro ndërsa 11 abstenuan. /a.m/NOA.al