Transmetuar më 12-09-2019, 15:18
Foto ilustruese

Katër persona janë plagosur në një aksident që ndodhi sot në Tiranë, në zonën e Paskuqanit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia shkoi në vendngjarje dhe tha se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:   

Rreth orës 13:30 në Paskuqan  janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./a.m/NOA.al