Transmetuar më 12-09-2019, 14:00

Gjatë pushimeve, secili prej nesh e humbet sensin e kohës duke u relaksuar në maksimum, pa menduar për angazhimet e shumta, e sidomos për ato të cilat lidhen me punën. Fatkeqësisht, pushimet ikin sa hap e mbyll sytë dhe më pas fillon stresi i përditshëm.

Pas pushimeve të verës, kthimi në shtëpi mund të jetë vërtet i vështirë. Ka shumë njerëz që përjetojnë depresion pas udhëtimeve të verës. Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur pushimet e kësaj vere.

Nëse për ju kthimi në punë dhe në rutinën e përditshme është paksa i vështirë ne do t’ju tregojmë disa hapa se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë:

Dilni me miqtë- Miqtë janë zgjidhja në çdo situatë. Sa herë ndiheni të mërzitur, por edhe në rastin kur ktheheni nga pushimet, miqtë janë personat e duhur që duhet të telefononi. Mos qëndroni në shtëpi, por dilni sa më shumë me miqtë, derisa humori juaj të stabilizohet.

Kujdesuni për veten- Zakonisht, njerëzit me pushime qëndrojnë të lirë nga “pispillosja” e tepërt: pra, janë më natyralë, vishen me thjeshtë dhe vajzat preferojnë të qëndrojnë pa grim. Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj.

Mos u ktheni direkt në punë- Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.

Kultivoni lule- Sipas një studimi nga revista “HortScience”, teksa vëzhgoni kopshtin tuaj që rritet, ndjenja e përmbushjes me kënaqësi, rrit edhe koeficientin e lumturisë. Sezoni i vjeshtës është ideal për të kultivuar lule dhe bimë të reja, lulëzimin e të cilave do duhet ta shini me kohë, edhe gjatë dimrit. Sugjerohet që pasi të ktheheni nga puna, bëni mirë të relaksoheni duke u marrë me kopshtin tuaj, me mbjelljen e luleve./b.l/noa.al/