Transmetuar më 12-09-2019, 13:38

Një incident i rëndë është shënuar në Pompei, në Campania të Italisë, në qendrën tregtare “La Cartiera”.

Një fëmijë 5 vjeç, humbi njërin gisht gjatë kësaj të marte, i cili iu këput në koshin e plehrave.

Pavarësisht nxitimit për ta dërguar të miturin në spital dhe tentativave të mjekëve për ta ringjitur, ngjitja e gishtit nuk u bë e mundur, pavarësisht operacionit delikat.

Koshi në fjalë u sekuestrua nga policia, ashtu sikundër edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Dyshohet se brenda koshit mund të ketë pasur ndonjë objekt prerës dhe se kapaku mund të mos jetë shkaku i prerjes së gishtit.

Prokuroria e Torre Annunziata ka hapur një fashikull hetimor për të kuptuar se çfarë ka ndodhur si dhe përgjegjësit e mundshëm, shkruan noa.al.

Sipas dëshmisë së dhënë nga prindërit, vogëlushi ishte duke lodhur me një letër akulloreje kur dora i mbeti brenda në kosh, prej nga e nxori pa gishtin e vogël.

I mituri humbi shumë gjak, duke u dërguar me urgjencë në spitalin e Santobono, por mjekët e patën të pamundur ringjitjen e gishtit. /a.y/noa.al